Njësia nr 6 Tiranë, nismë për të pastruar “Kombinatin”
Njësia bashkiake nr 6 në kryetqytet është bërë inisiatore e nismës “Dita e qytetarëve”, ku banorët e zonës janë angazhuar për pastrimin e Kombinatit nga plehrat.
Administrata e kësaj njësie, qytetarë të thjeshtë por edhe nxënësit ia kanë dedikuar ditën pastrimit të zones, duke lëshuar kështu apelin për mbrojtjen e mjedisit.
Kreu i njësisë, Krenar Cenollari tha se ky është vetem fillimi i projekteve të ndërmarra për pastrimin e Kombinatit.
“Dita e qytetarëve” do të mbledhe një herë në muaj banorët e njësië 6 për pastrimin e ambjentit.