Rita, shijon Tajlandën me Snoop-in

Rita Ora ka lënë anash stolitë e saj karakteristike, për dekorime tjera të Lindjes, gjatë qëndrimit të saj në Tajlandë.
Mbi flokët e saj bjonde, Rita ka vënë një stoli koke orientale, ndërsa ka pozuar në pishinë me bikine, duke bashkuar kështu elemente të lindjes dhe perëndimit.
Më pas, ajo ka veshur kostume tradicionale të vendit, për xhirimet e videoklipit të ri.
Gjatë rrugëtimit të saj, Rita ka kaluar çaste në plazh, me njërin nga legjendat e muzikës botërore, Snoop Lion.
Këngëtarja 22 vjeçare ka tërhequr vëmendjen e mediave që nga arritja në Tajlandë, me paraqitjet e saj në publik. /Indeksonline/