E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çmimi i naftës bie nën shifrën 60 dollarë

Çmimi i naftës ka rënë poshtë shifrës 60 dollarë për fuçi në një kohë kur janë rritur shqetësimet lidhur me dobësinë e ekonomisë globale. Qeverisë së Shteteve të Bashkuara për herë të parë, iu desh të marrë marrë hua më shumë se një trilion dollarë brenda një viti ose e thënë ndryshe, një mijë miliard dollarë. Ky vendim u mor për të financuar defiçitin shumë të lartë të buxhetit. Tani që gjithnjë e më shumë amerikanë kanë mbetur jashtë pune, pagesat e taksave janë ulur dhe janë rritur shpenzimet për papunësinë. Qeveria e SHBA-së ka arritur në buxhetin e vitit në vijim një deficit prej një bilion dollarësh. Vetëm në muajin qershor arriti një deficit prej më shumë se 94 miliardë dollarësh. Ky është minusi më i madh që është regjistruar në një muaj vere. Kriza buxhetore, sipas të dhënave të ministrisë së Financave të SHBA-së, para së gjithash është e lidhur me programet prej miliardash kundër krizës, por po ashtu edhe me të ardhurat shtetërore të ulta si pasojë e recesioneve të vazhdueshme. Deri në fund të vitit pritet që deficiti aktual gati të dyfishohet. SHBA-të aktualisht kanë hyrë gjithsej në borxh me 11,5 bilion dollarë. Analistët thonë se rënia e çmimit të naftës, në mënyrë të shpejtë në dy javët e fundit, reflekton shqetësimet se recesioni global tregon pak shenja se po largohet. Megjithë optimizmin nga organizata OECD, ka ende shumë sinjale kontradiktore lidhur me gjendjen e ekonomisë globale dhe perspektivën e një rimbëkëmbjeje afatgjatë. Rënia me më shumë se një të dhjetën e çmimit në ditët e fundit riforcon këtë pasiguri si shkak dhe efekt. Çmimi i naftës u ngrit me 40% nga marsi deri në qershor, duke kapur shifrën 73 dollarë për fuçi. Po kështu u shtuan edhe komentet lidhur me rolin e fondeve private të investimeve dhe spekulatorëve në dyfishimin e çmimit në mënyrë kaq të shpejtë. Tani analistët janë po parashikojnë që çmimi të kthehet në vlerën 55 dollarë për fuçi dhe të qëndrojë në këtë shiftër derisa të ketë tregues më të mirë për rimëkëmbjen e ekonomisë globale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›