E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldinho: Forca Milan

Edhe pse tashmë nga larg, Ronaldinho përpiqet ti motivojë ish-shokët e tij të skuadrës në prag të përballjes me Interin, në derbin e shumëpritur të Milanos.

“Do të jetë një ndeshje e vështirë, por jam i sigurt se edhe pse pa Ibrahimovic-in, shokët e mi mund t`ia dalin mbanë”, deklaroi Dinho në një intervistë telefonike për “Corriere dello Sport”.
 

“Për mua, Leonardo është një mik dhe raporti ynë do të vazhdojë përgjithmonë, por shpresoj që të jetë Milani skuadra që do të fitojë titullin, prandaj Forca Milan”, ka thënë Ronaldinho.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›