Shoqeria Civile, marëveshje për problemet e qytetarëve
160 shoqata dhe organizata jo qeveritare që operojnë në Shqipëri kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi në mënyrë që problemet e qytetarëve të bëhen më të prekshme.
Në këtë mënyrë, zëri i qytetarëve, ankesat dhe problemet e tyre tashmë do të kenë një vend më shumë ku të adresohen.
Edmond Stojku, presidenti i Unionit për Cilësinë e Jetës theksoi rëndësinë që ka bashkimi i rrjetit të shoqatave.