Ronaldinho braktis Flamengon

Sulmuesi Ronaldinho ka bërë të ditur se është në prag të largimit nga Flamengo. Pasi realizoi golin e fitores 2-1 në derbin ndaj Vasco de Gamës, ish-futbollisti i Milanit ka paralajmëruar se do të braktisë Flamengon.
“Do të largohem nga dera kryesore. Do ta bëj këtë i vetëdijshëm se i kam ndihmuar ekipit dhe bashkëlojtarëve të mi”, deklaroi Ronaldinho pas ndeshjes.
Ish-futbollisti më i mirë në botë spekulohet se do të transferohet te klubi i pasur rus, Anzhi Makhachkala.