Zhbogar: EULEX-i po bën hetime të përbashkët me policinë

“Mbeta i tronditur kur dëgjova për shpërthimin në të cilin humbi jetën Z. Selver Hajradinaj në Mitrovicë sot herët në mëngjes,” tha Përfaqësues Special i BE-së, Samuel Zhbogar, në lidhje me incidentin në veri të Mitrovicës në orët e hershme të mëngjesit.
“Shpreh ngushëllimet e mia familjes së tij. Kuptova nga EULEX-i se po zhvillon hetime të përbashkët me autoritetet kosovare. Shpresoj se ky hetim do të kryhet shpejt e me sukses. Ndërkohë, do të apeloja te të gjitha komunitetet që të qëndrojnë të qetë dhe t’a lënë rastin në duart e policisë,” tha Zhbogar.