Ronaldinho tregon që është ai i vjetri

Ronaldinho tregon edhe një herë që është ai i vjetri. Ylli brazilian i Atletico Mineiro vijon të shkëlqejë në Serie A braziliane falë lojës dhe golave të tij fantastikë.
Edhe në ndeshjen e fundit kundër Fluminense ish asi i Milan dhe Barcelonës ka qënë autor jo i një por i dy golave fantastikë, që të dy nga goditjet e dënimit: minutat 45 dhe 83.
Por, fatkeqësisht për Dinhon dhe ekipin e tij, Ateltico Mineiro nuk mundi të fitojë takimi, i cili u mbyll në barazim 2-2.