E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fabregas: Dua të pensionohem te Barça

Mesfushori katalunas i Barcelonës, Cesc Fabregas ka folur për situatën e tij në klub, ku ka thënë se nuk do që të largohet as edhe për dyfishin e parave.

Ai ka thënë se do të ishte mirë që të mund të pensionohet këtu.“Unë e dija se sfidat në Barcelonë do të ishin më të komplikuar, por do të ishte mirë që të pensionohem këtu. Në kokën time kam vetëm sukseset e Barcelonës. Kur kam zgjedhur Barcelonën unë e kam ditur se ka vende tjera ku unë mund të fitoja më shumë, ose ku do të kisha minuta më shumë.

Por, e zgjodha Barcelonën, ëndrrën time. Edhe pse e kisha të vështirë largimin nga Arsenali. Unë nuk do të largohesha as për dyfishin a parave”, tha Fabregas./indeksonline/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›