E Shtunë, 31 Tetor 2026

CEZ sulmon ERE-n për çmimin e energjisë

 “OSSH-ja do të vazhdojë të ketë një rritje të lartë të borxhit prej 20 miliardë lekësh në vitin 2009 kundrejt partnerëve te jashtëm, duke e çuar në nivelin e 25.8 miliardë lekëve. Kjo në menyrë të pashmangshme do të çonte në kolaps financiar dhe më pas në falimentim të OSSH-së”, thuhet në një njoftim për shtyp nga kjo kompani. CEZ akuson ERE-n, se ka bërë një rritje të disbalancuar, duke favorizuar kompanitë shtetërore si KESH-in dhe OST-në. “Ne e kuptojmë që të gjitha palët në sektorin e energjisë në Shqipëri kanë nevojë për fonde për punët e tyre, mirëmbajtjen dhe investimet, por vendimin e ERE-s për rritjen dramatike në favor të KESH-it (26%) dhe OST-së (20%) dhe rritjen shumë të vogël për OSSH-në (7.1%) ne e gjejmë të pabalancuar. Ne e shohim këtë si një sulm kundër investitorëve të huaj në vend, gjë që është krejtësisht e papranueshme”, thekson OSSH.                                                                                              

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›