Ronaldinjo dënohet me tre ndeshje
Milano - I aktivizuar pranë AC Milan, Ronaldinho është dënuar me tre ndeshje pas përplasjes së qëllimshme që pati me David Rozenhal. Në ndeshjen kundër Lazios ku Milan humbi 2-1, Ronaldinho nuk arriti të kontrollojë nervozizimin dhe qëlloi kundër Rozenhal. Vendimi është marrë pas analizimit që u është bërë pamjeve filmike të ndeshjes. Kështu, në pamje rezulton që Ronaldinho të ketë qëlluar lojtarin e Lazios, ndërkohë që albitri nuk e ka parë atë.