E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miratohet ndërtimi xhamisë "Ballie"

Elbasan - Këshilli i Rregullimit të Territorit në bashkinë e Elbasanit në mbledhjen e djeshme dha miratimin për ringritjen e xhamisë së dikurshme të “Ballies”. Kjo xhami ka qenë unike në të gjithë Shqipërinë për nga mënyra e ndërtimit të saj arkitektonik. Drejtuesit e Myftinisë së Elbasanit shprehen se kjo vepër kulti do të ndërtohet me madhështinë e dikurshme. Xhamia e “Ballies” do të ndërtohet në tokat që kanë qenë në pronësi të Komunitetit Mysliman. Vendi i ndërtimit të saj ndodhet pranë teatrit “Skampa” në qendër të Elbasanit.

Sipas myftiut Duka, vepra e kultit parashikohet të jetë më e madhja në vendin tonë. Në të do të përfshihen elementët e saj të dikurshme të ndërthurura me ato bashkëkohorë. Xhamia “Ballie” do nuk do të shërbejë vetëm si vepër kulti, por do të ketë edhe funksionin e një qendre kulturore në shërbim të besimtarevë të komunitetit.

Kryetari bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini, shprehet mjaft i kënaqur për ringritjen e kësaj vepre madhështore në qytetin Elbasanit, qytet i cili shquhet për tolerancën e madhe fetare që ka treguar ndër shekuj.

"Ky ishte një detyrim ligjor, por edhe një impenjim personal e shpirtëror për të rikthyer lavdinë e xhamisë së mrekullueshme të 'Ballies', një nga më të bukurat në vend dhe në Ballkan", shprehet Qazim Sejdini.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›