E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldinjo, i pakënaqur nga zëvendësimi

Ndeshja në Napoli ka risjellë në vëmendje një Ronaldinjo në regres në fushën e lojs dhe shumë, shumë nervoz jashtë saj. Pas një loje për t’u harruar, braziliani e mbylli mbrëmjen e paharrueshme në “San Paolo” duke protestuar ndaj vendimit të Leonardos në momentin e zëvendësimit, që në fakt, nuk kishte diskutim. Ronaldinjo nuk iu përgjigj përshëndetjes së trajnerit, duke bërë edhe një gjest me dorë, që tregon pakënaqësinë e tij.

Në fakt, që gjatë pjesës së parë, kamerat kishin vënë re njëfarë tensioni midis tij dhe Leos, pas njërit prej shumë topave të humbur në mesfushë nga Dinjo. Leonardo, nga pankina, i tërhiqte vëmendjen dhe i jepte këshilla, ndërkohë që ai lojtari nuk e dëgjonte.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›