Lohan: Roli i policisë, faktor me rëndësi për vizat
Në fjalën e tij, Lohan vlerësoi ambicien e misionit për të arritur rezultate konkrete nëpërmjet asistencës për zbatimin e planeve të veprimit për strategjitë e të gjitha fushave të shërbimit policor.
“Progresi i arritur duhet te konsolidohet edhe më tej dhe të jetë i qëndrueshëm. Mirëfunksionimi dhe kryerja e detyrave të përcaktuara për Policinë e Shtetit janë një faktor i rëndësishëm për të arritur tek liberalizmi i vizave për qytetarët shqiptarë”, u shpreh ambasadori Lohan.
Ndërsa ministri Basha, i cili drejtoi Takimin e Bordit të Palëve të Interesuara të Misionit PAMECA III, në cilësinë e kryetarit të këtij bordi, u shpreh se ka pasur rezultate konkrete dhe me efektivitet të padiskutueshëm, kjo bazuar mbi raportin e progresit për periudhën 6-mujore 1 Mars 2009-31 Gusht 2009.“Asistenca në formën e këshillimit dhe organizimit të seminareve të ndryshëm në fushën e përmirësimit të punës së Policisë së Shtetit për të mundësuar menaxhimin e përshtatshëm të burimeve të saj njerëzore financiare dhe teknike, ka qenë e dukshme dhe e matshme”, u shpreh Basha.
Duke u ndalur tek progresi i arritur në fushën e menaxhimit të integruar të kufijve, Ministri Basha përmendi disa elementë e fusha konkrete ku është ndjerë ndihma e asistencës së PAMECA III, siç ishte hapja e pikës së përbashkët të kalimit kufitar me Malin e Zi në Muriqan dhe këshillimi për manualin e politikave dhe procedurave për Departamentin e Kufirit dhe Migracionit. Në takim përshëndeti edhe Shefi i Misionit PAMECA III,. Cecil Craig, si dhe mbajti një fjalim Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Z. Hysni Burgaj.