E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldinjo kerkon page sa Robinjo e Ibra

Mesfushori i Milanit Ronaldinjo raportohet se eshte duke kerkuar page te ngjashme me ate te dy perforcimeve te reja Robinjo dhe Zlatan Ibrahimovicit para se te nenshkruaje kontrate te re me kuqezinjte.

Ronnie i cili shkelqeu ne javen e pare ne Serie A kur Milani fitoi 4-0 ndaj Leces e sheh veten si thelbesor ne ekip po aq sa edhe dy nenshkrimet e reja dhe nuk deshiron te pranoje ulje te pages.

Oferta te cilen Milani raportohet se ia ka ofruar 30-vjecarit brazilian eshte 4 milione euro ne vit qe eshte pergjysme e asaj sa ai merr aktualisht.

Ish-ylli i Barcelones tashme eshte ne vitin e fundit te kontrates se tij dhe do te jete ne gjendje te negocioje me klube te tjera qe ne afatin kalimtar te janarit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›