E Diel, 1 Nëntor 2026

Ronaldinjo rikthehet me kile të tepërta tek Milani

“Gauço” është prezantuar në “Milanelo” me 3-4 kilogram më shumë se kondicioni i tij optimal për të filluar sezonin e ri. Detyra kryesore e brazilianit është të rikthehet në formën më të mirë si në vitin 2005, kur arriti të fitonte “Topin e Artë”.

Trajneri Leonardo dhe përgatitësi atletik Tonjaçini nuk kanë menduar shumë, dhe i kanë paraqitur yllit brazilian një tabelë me të dhënat ku i kërkojnë rikuperimin e shpejtë. Ronaldinjo parashikohet të jetë një shtyllë e fortë për Milanin “brazilian” që kërkon të ndërtojë tekniku Leonardo.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›