E Diel, 1 Nëntor 2026

Lihet në fuqi vendimi për “Hakmarrjen për Drejtësi”

Më parë, Gjykata e Krimeve të Rënda i ka dënuar këto dy shtetas me burgim të përjetshëm në mungesë. Mbi këto dy shtetas, rëndojnë 20 akuza, duke filluar që me akte terroriste si dhe me vrasje dhe grabitje. Orik Shyti ka fituar azil politik në Zvicër, ndërsa Altin Arapi ka fituar azil politik në Belgjikë.

Trupi gjykues i Apelit të Krimeve të Rënda la në fuqi vendimin me 25 vje burg për Gentian Cakën dhe Roland Shytin. Për Leart Shyti, Nikolin Novruzaj dhe Kreshnik Spahiu janë të dënuar me 24 vjet burg, Dritan Hate i dënuar me 23 vjet burg. Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ndryshoi vendimin për të pandehurit Pasho Norvuzaj dhe Gëzim Gjonin, duke i dënuar përkatësisht me 17 dhe 5 vjet burg nga  22 dhe 10 vjet që i kishte dënuar Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda.

Të pandehurit e kësaj organizate akuzohen për një sërë  krimesh të rënda, ndër të cilat akte terroriste, vrasje, grrabitje, etj, të ndodhura vite më parë në Shqipëri. Të akuzuarit si anëtarë të saj, sipas prokurorisë,  janë përgjegjës edhe për vrasjen e ish- drejtorit të Përgjithshem të Burgjeve, Bujar Kaloshi.

Të dyshuarit si anëtarë të "Hakmarrjes Shqiptare për Drejtësi", janë proceduar në mungesë për vite me radhë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Me të njëjtin status, ata  janë proceduar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda e së fundi edhe nga ajo e Apelit.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›