Virginia Woolf ngre siparin e Teatrit Kombetar
Do te jete nje regjisor i ri shqiptar nga Maqedonia, qe do te provoje suksesin e tij ne celje te sezonit te ri te Teatrit Kombetar shqiptar. Shfaqja e tij do te jete zyrtarisht dhe ngritja e siparit te vitit 2009-2010. "Kush ka frike nga Virxhinia Ulf" (Who's Afraid of Virginia Woolf"), nje veper e cila te grish nga titulli, eshte drama me e njohur e amerikanit Edeard Albee, dhe do te vije e interpretuar nga aktoret e njohur shqiptare: Ndricim Xhepa, Luiza Xhuvani, Helidon Fino dhe Eftiola Lacka. Per regjisorin e tij duket se suksesi eshte ne xhep sepse ka pervojen dhe emrin e ketyre aktoreve dhe suksesi i vepres lidhet shume dhe me emrin e madh te vete autorit. Kushtrim Bekteshit, regjisorit te pjeses tij, ja kane vleresuar shume talentin dhe pjekurine profesionale, si edhe nivelin bashkekohor, qe ka treguar vazhdimisht. Bekteshi, i cili ka mbaruar Akademine e Arteve ne Shkup, ka qene nxenes i regjisorit Slobodan Unkovski. Ky i fundit, eshte i njohur ne te gjitha skenat teatrore te Ballkanit. Unkolovski arriti sukses ne Tirane me "Daja Vanjes" dhe ai i dha Xhepes personazhin e Astrovit, rol i cili i dhuroi ketij te fundit cmimin e Kult si "Aktori me i mire i vitit".
"Kush ka frike nga Virxhinia Ulf", do te vije ne skenen e Teatrit Kombetar ne ditet e fundit te gushtit.
Dy fjale rreth shfaqjes
Titulli i drames nuk rrefen asgje per permbajtjen e saj. Ajo nuk ka te beje me autoren angleze Virginia Woolf, e njohur per idete e saj ne lidhje me emancipimin e gruas ne jeten shoqerore. Edward Albee e sheh gruan ne ambientin e saj familjar, ne lufte me problemet e perditshme, ne raport me bashkeshortin dhe dyshimet qe lindin ne kete marredhenie. Ajo eshte vene per here te pare ne "Billy Rose Theatre" (Broadway) me 1962, vit ne te cilin mori edhe cmimin si drama me e mire ne "New York Drama Critics Circle". Nje vit me vone ajo u vleresua me te njejtin cmim ne "Tony Award". Ne vitin 1966 shfaqja erdhi ne skenen e kinemase nga regjisori Mike Nichols dhe u interpretua nga aktoret: Elizabeth Taylor dhe Richard Burton.