E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fitorja e Sampdorias ndaj Katanias, mbrojtesi thyen hunden

Mbrojtesi i Sampdorias, Daniele Gastaldelo ka thyer hunden ne ndeshjen e pare te kampionatit, ndaj Katanias. Fitorja i kushtoi shtrenjte mbrojtesit, i cili pas nje nderhyrjeje me koke, ka pesuar thyerje ne pjesen ballore te hundes dhe ne kete menyre atij i duhet qe te realizoje nje nderhyrje kirurgjikale, per t'iu rikthyer normalitetit. Pavaresisht demtimit, Gastadelo do te luaje ne ndeshjen e radhes, kunder Udinezes. Lojtarit i duhet te veshe nje maske, qe te mbrohet ne kete ndeshje, per te mos e thelluar me tej masen e demtimit ne hunde. Seria A nisi me fitore per Sampdorian, qe premton ngjitje ne klasifikim.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›