Ronaldo ‘voton’ Messin

Legjenda braziliane Ronaldo ka theksuar se nëse do të kishte të drejtë vote, atëherë do të zgjidhte yllin e Barcelonës, Lionel Messi për Topin e Artë 2012.
Ronaldo, tre herë fitues i çmimit që aso kohe quhej “Futbollisti më i mirë i vitit në botë” mendon se argjentinasi meriton të shpallet fitues, para rivalit nga Real Madridi, Cristiano Ronaldo.
“Është betejë mes Messit dhe Cristianos por unë mendoj se Messi e meriton çmimin. Nëse do të kisha të drejtë vote do ta zgjedhja argjentinasin”, deklaroi Ronaldo gjatë një interviste për uebfaqen zyrtare të FIFA-s.