E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldo: Messi e meriton Topin e Artë

Kristiano Ronaldo ka dhënë një deklaratë shokuese duke thënë se rivali kryesor i tij, Lionel Messi, meriton të fitojë Topin e Artë këtë vit.
Argjentinasi i cili është favoriti kryesor për të fituar çmimin që ndahet "France Football", dhe do të ndahet në muajin dhjetor.
"Ai është favoriti. Ai e fitoi ligën e Kampionëve, titullin e La Ligas. Pse jo ai? Nëse ai e fiton, ai e ka merituar", i ka thënë Ronaldo revistës franceze "France Football".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›