U-19, miqësore, Shqipëri – Qipro 1-1Golin për Shqiperine e shënoi talenti shkodran Bekim Balaj

Rrjetet sociale:
Shqipëria U-19 barazoi 1-1 në miqësoren me Qipron e kësaj moshe, të zhvilluar të martën në “Niko Dovana” të Durrësit. Golin për seleksionin shqiptar të drejtuar nga Ramadan Shehu e shënoi talenti shkodran Bekim Balaj në minutën e 60-të, përpara se qiprioti Alkiviadou ta barazonte shifrat pesë minuta më pas, në të 65’. Mustafaj goditi shtyllën në këtë ndeshje.
Shqipëria U-19: Rexhepi, Shehu, Hoxha, Bishaj, Ruço, Koni, Tushe , Hasani, Mustafaj, Sadiku, Balaj. U aktivizuan dhe Beqiri, Sinaj dhe Vajushi.
Numri i klikimeve - 4985
E Marte, 20 Tetor 2009