“Ronaldo, Miss World 2010” bën xhiron e botësSipas faqes franceze, eparsa.fr (që ka publikuar edhe imazhet e banderolave), pas përzgjedhjes së Kristiano Ronaldos si “Mashkulli më seksi i planetit” nga revista britanike “Gay Times”, kapiteni i P

Banderola e famshme “Cristiano Ronaldo, Miss World 2010”, që tifozët shqiptarë shpalosën gjatë takimit Shqipëri-Portugali (1-2), ka bërë xhiron e botës në uebsajtet e specializuara për gosipe.
Sipas faqes franceze, eparsa.fr (që ka publikuar edhe imazhet e banderolave), pas përzgjedhjes së Kristiano Ronaldos si “Mashkulli më seksi i planetit” nga revista britanike “Gay Times”, kapiteni i Portugalisë, “fitoi” edhe një çmim tjetër “Miss Bota 2010”.
“Dalloni mirë ‘Miss’ jo ‘Mister’- shkruan faqja franceze, që vlerëson faktin se pavarësisht hidhërimit nga humbja me Portugalinë, tifozët shqiptarë u shfaqën plot ide, duke shfaqur dy banderola gjiganteske ironike kundrejt yllit të Mançesterit.
“Nuk dihet ende se e kujt ishte ideja e kësaj shfaqje “lokale”, por impakti ishte i madh”,- thekson eparsa.fr
E Hene, 08 Qershor 2009