E Diel, 1 Nëntor 2026

Erjon Bogdani, nga goli në dasmëKjo është dhe një nga arsyet që Erjon Bogdani nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Jospi Kuzhe për ndeshjen miqësore të Shqipërisë kundër Gjeorgjisë.

Erjon Bogdani po kalon ditë të lumtura. Nga goli kundër Portugalisë (i 10-ti me përfaqësuesen) te dëshmitar i martesës së mbrojtësit të Napolit, Leandro Rinaudo, 21-vjeçarit që ka zgjedhur për grua të jetës, modelen Anamaria Kalabreze.

Sipas gazetës së njohur sportive italiane, “Corriere dello Sport”, dëshmitarë të ceremonisë së martesës, përveç sulmuesit shqiptar të Kievos, do të jetë edhe modelja Rozela Ariodante, por dhe presidenti i klubit të Napolit, producenti i njohur i Aurelio De Laurentiis.

Kjo është dhe një nga arsyet që Erjon Bogdani nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Jospi Kuzhe për ndeshjen miqësore të Shqipërisë kundër Gjeorgjisë.

E Hene, 08 Qershor 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›