E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldo Mund te fitojme ne Camp Nou

Superylli i Real Madridit Cristiano Ronaldo eshte tejet optimist para superderbit te se henes El Classico ndaj Barcelones.

El Classico mund te jete vendimtar por nuk i dihet. Nje gje eshte e sigurte ne do te tentojme ta fitojme ndeshjen. Ne e dime se eshte nje ndeshje shume e rendesishme dhe ne do te jemi optimiste ne kerkim te fitores. Ne e dime se kjo do te jete vendimtare ne fund te sezonit.

Eumlshte shume ne loje per shume prej nesh. Une jam thjesht nje lojtar tjeter i ketij ekipi. Ne te gjithe ndjejme pergjegjesine per te bere nje ndeshje te mire. Une nuk ndjej me shume presion se pjesa tjeter. Une gjithnje dua me shume por bashkelojtaret e mi kane te njejtat mendime dhe synime si une theksoi Ronaldo.

Real Madridi i ka humbur kater ndeshjet e fundit ndaj Barcelones. Sidoqofte Ronaldo shpreson qe ta ndryshoje kete statistike ne te mire te Los Blancos.

Mendoj se kete sezon kjo do te ndryshoje. Ne nuk kemi humbur asnje ndeshje te vetme deri tani qe eshte me rendesi per arsye se na jep besim. Ne e dime se do te jete ndeshje e veshtire por ne po deshmojme se jemi shume solide. Une kam besim dhe shpresoj se do te arrijme nje rezultat te mire.

Do te jete shume normale nese tifozeria e Camp Nou do ta prese keq Jose Mourinhon pas asaj qe ndodhi ne gjysmefinalet e Liges se Kampioneve kur ai ishte te Interi. Por neve nuk na intereson kjo. Ne do te perqendrohemi shume dhe nuk do te na interesoje asgje tjeter pos ndeshjes deklaroi Ronaldo ne konferencen per shtyp para ndeshjes.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›