E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mourinho Nuk e ndryshoj stilin

Trajneri i Real Madridit Jose Mourinho ka deklaruar ne konferencen per shtyp para ndeshjes ndaj Barcelones qe zhvillohet te henen ne Camp Nou se ai nuk ka ndermend ta ndryshoje stilin e lojes se skuadres se tij.

El Classico natyrisht se do te jete nje ndeshje e rendesishme sepse do te luajme ndaj nje kundershtari te drejtperdrejte. Piket te cilat ne mund ti marrim mund te jene te leshuara per ta. Tek e fundit cfaredo qe ndodh te henen mbeten edhe 25 ndeshje tjera ne La Liga. Une pres nje ndeshje te bukur ne te cilen lojtaret do ti ndihmojne gjyqtarit dhe futbolli i vertet do te jete ne qender te vemendjes.

Ne nuk do te ndryshojme metodat tona te punes per Barcelonen apo per ndonje ekip tjeter. Ne kemi respektin e njejte per te gjithe kundershtaret tane. Barcelona mund te jete me e mire se ekipet tjera ne La Liga por ne kemi respektin e njejte per te gjithe dhe ne gjithnje shikojme ne dobesite e kundershtarit theksoi Mou.

Mourinho gjithashtu e mohoi faktin se skuadra e tij eshte favorite duke thene El Classico nuk fitohet nga ekipi qe eshte ne formen me te mire apo statistikat me te mira. Motivimi per keto ndeshje eshte i ndryshem. Eumlshte e veshtire per mua te them se une jam favorit per te fituar vetem pse jam ne nje pozite me te mire.

Une nuk e shoh ne kete menyre. Pervoja ime ne derbi dhe ne ndeshjet klasike me thote dicka tjeter. Une nuk e kam te njejten adrenaline si ne fazen e eliminimit direkt te Liges se Kampioneve ne te cilat cdo disfate do te thote ta shikosh fazen tjeter nga televizori theksoi Mourinho.

Ekipi i Mourinhos ende nuk ka pesuar ne asnje ndeshje kete sezon por Mourinho thote se ata jane te pergatitur per disfaten nese ajo ndodh.

Ekipi im eshte mire i pergatitur psikologjikisht qe ne rast disfate te kete besim per te fituar ndeshjet e tjera. Qe te fitosh nje titull duhet te luash dhjete muaj ne nivelin me te larte. Une nuk dua qe disponimi te ndryshoje nese fitojme apo humbasim. Une do te mbes i qete pas ndeshjes pa marre parasysh cfare ndodh.

Ja arsyeja pse Mourinho nuk do te pritet mire ne Camp Nou

Portugezi foli edhe per pritjen e nxehte qe do te bejne katalanasit ne Camp Nou duke thene se atij nuk i intereson kjo asapk.

Une do te doja te rikthehsha te Barcelona si trajner i Real Madridit per shkak se kjo do te thoshte se do jem ketu edhe per shume vite te tjera fale rezultateve te mira. Une nuk shoh ndonje trajner te merakoset per ate se si do te pritet. Perqendrimi im nuk do te jete i luhatur pa marre parasysh nese ata do te jene kunder meje. Nuk me intereson. Une vetem dua te luaj futboll dhe te kenaqem. Kjo eshte e tera.

Gjyqtari Iturralde Gonzalez njihet ne qarqet madrilene si perkrahes i Barcelones ndersa per gjyqtarin e neserm i ftohte shprehet The Special One.

Une nuk brengosem per referimin. Mendoj se gjyqtari Iturralde Gonzalez eshte tifoz i gjyqtareve dhe jo i Barcelones. Do te jete me lehte per te qe ta beje punen e tij nese lojtaret e ndihmojne. Do te jete me e veshtire per te nese ata nuk e ndihmojne. Qellimi yne eshte ta ndihmojme gjyqtarin perfundoi deklaraten e tij Jose Mourinho.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›