E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldo: Nuk e meritova pezullimin

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, thotë se ai është i zemëruar pasi është pezulluar me dy ndeshje moslojë për shkak të kartonit të kuq të së dielës.
Ronaldo u dërgua jashtë loje pasi theu hundën e mbrojtësit të Malagas, Patrick Mtiliga.
"Nuk më pëlqen. Sinqerisht mendoj se ndëshkimi është i tepruar. Dua të luaj gjithmonë dhe jam i zemëruar", ka thënë Ronaldo. "Ky është kartoni im i dytë i kuq, por kërkoj ta shikoni edhe një herë se pse u dërgova jashtë loje. Nuk kam nevojë për mbrojtje. Ka shumë gjëra të mira në Spanjë, por po ashtu edhe të këqija", ka shtuar portugezi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›