E Shtunë, 31 Tetor 2026

Riise: Dua trofetë e Europa League dhe Kupën e Italisë

Mbrojtësi i Romës, John Arne Riise, është i vendosur për të fituar ndonjë trofe këtë sezon, ndërsa planet e tij janë që të sjellë trofetë e Europa League dhe Coppa Italia në kryeqytetin italian.
"Unë luaj për tifozët dhe gjithnjë dua më të mirën për ta. ëndrra ime për vitin e ardhshëm është Liga e Kampionëve". "Por për tani, do të kënaqesha me vendin e dytë (në tabelë), dhe dua të fitoj Kupën e Italisë dhe Ligën e Evropës", ka thënë norvegjezi për Radio Centro Suono Sport.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›