E Shtunë, 31 Tetor 2026

Halili: Do kontrollojmë financat e FSHF

Mblidhet Asambleja e jashtëzakonshme e ekipit të Tiranës. Asambleja mblidhet një ditë pasi FSHF-ja e dënoi ekipin e Tiranës për incidentin në derbin Tirana-Dinamo me 4 ndeshje pa tifoz dhe me 500 mijë lekë gjobë, ndërsa pezulloi për një vit trajnerin Tafaj dhe me pezullimin për 8 ndeshje të lojatrit Devi Muka .
Në fjalën e tij drejtori i ekipit të Tiranës Rauf Dimraj i ka cilësuar si drastike dhe të panevojshme vendimet e FSHF-së. Ndërkohë presidenti i ekipit Refik Halili hodhi një sërë akuzash ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit duke theksuar se do të kontrollojë financat e FSHF-së duke shtuar se nëse ky institucion nuk hap dyert për këtë kontroll do t'i drejtohet Prokurorisë. Sipas tij do të ngrihet një grup ekspertësh ku shumica do të jenë juristë të cilët do të kryejnë kontrollin. Ai shtoi gjithashtu se faji për situatën e ndodhur është i albitrave dhe këta të fundit drejtohen nga FSHF-ja.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›