Ronaldo: S’ka vend për panik

Ylli i Real Madridit, insiston se nuk ka nevojë për panik pas humbjes së mbrëmshme e skuadrës së tij kundër Borussia Dortmundit prej 2-1, në kuadër të xhiros së tretë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Asi portugez në këtë sfidë të rëndësishme shënoi golin e vetëm për “Los Blanco”.
“Nuk duhet të dramatizohen gjerat, sepse ka shumë ndeshje që duhet të luhen. Ne jemi të pozicionuar mirë. Ne e dinim se do të jetë një ndeshje e vështirë, kundër një skuadre që është shumë e fortë në shtëpi. Ky është futbolli dhe kur luan ndaj një skuadre të madhe gjasat për të fituar janë të njëjta”, ka thënë Ronaldo.
“Ne duhet të ‘luftojmë’ deri në fund. Kemi disa ndeshje në shtëpi dhe duhet të fitoj ato ndeshje për të kaluar në rundin tjetër të garave”, tha CR7.