Ronaldo arrin 11-te tripleta
Kristiano Ronaldo me tregoleshin e tij ndaj Malages arriti Mesin e Barcelones ne kuoten e 10 golave ne kryesimin e golashenuesve me te mire te kampionatit spanjoll te futbollit. Gjithashtu kjo eshte e njembedhjeta here qe portugezi i Real Madrid arrin te realizoje 3 gola ne nje ndeshje me fanellen e bardhe te ekipit spanjoll. Ne dhjete raste tripletat jane realizuar ne kampionat ndersa vetem nje ne Kupen e Mbretit. Ne kete renditje te vecante tregoleshash sulmuesi madrilen renditet i katerti pas Di Stefanos 27 tripleta Pushkashit 17 dhe Mesit 12. Kristiano Ronaldo ka luajtur 102 ndeshje me Real Madrid duke shenuar 98 gola. Kete sezon portugezi ka realizuar 10 gola ne 8 ndeshje.