E Shtunë, 31 Tetor 2026

Runi feston ditelindjen me armiqte e Sitit

Sulmuesi i djajve ne karaoke bashke me Hartin dhe Berrin Tifozet e Junaitidit mblidhen pak ore pas humbjes 6-1 ne derbi

Humbja e thelle qe ka pesuar Junaitidi ndaj Sitit nuk ka penguar Runin qe te festoje ditelindjen me disa prej lojtareve te qytetareve. Sulmuesi mbushi ne diten e derbit 26 vjec dhe kishte rezervuar nje restorant kinez. Ne listen e te ftuarve te tij ishin dhe portieri i qytetareve Xho Hart mesfushori Garet Berri dhe disa lojtare te tjere te shoqeruar nga partneret e tyre. Nje lajm i tille nuk eshte pritur aspak mire nga tifozet e 19-te here kampioneve te Anglise te cilet nuk paten kohe as te kaperdinin humbjen me te thelle ne historine e klubit ne derbin me armiqte e betuar. Nje nga deshmitaret tha per tabloidin The Sun se Uejni nuk ishte aspak ne humor per te festuar datelindjen e tij por duke qene se gjithcka ishte organizuar perpara ndeshjes ai duhet te priste miqte e tij qe ne kete rast ishin edhe dy nga futbollistet milionere. U befasova kur pashe te futeshin ne restorant pas Runit edhe lojtaret e Mancinit. Ne prisnim qe portieri te mos i lejonte te hynin brenda duke i thene se nuk ishin te ftuar. Por kjo tregon edhe nje here tjeter miqesine mes lojtareve qe shkon pertej rivalitetin ne fushen e lojes - tha deshmitari. Numri 10 i djajve e kishte prenotuar te gjithe restorantin mbremjen e se dieles dhe pas shtrimit te nje banketi ata kishin shkuar ne anen tjeter te salles per te kenduar ne karaoke. Nga Junajtid nuk kane dashur ti japin nota emocionale nje feste te tille ndersa klubi konfirmoi se gjithcka ishte planifikuar me pare dhe nuk mund te anulohej nje feste datelindjeje pavaresisht humbjes ne nje ndeshje kaq te rendesishme. Runi ne fillim dukej shume i rene moralisht por me kalimin e oreve ne feste ai erdhi ne forme - thane persona te afert prane sulmuesit te Anglise. Skuadra e Fergusonit renditet e dyta 5 pike pas Sitit i cili me dy gola te Balotelit dhe Xhekos por dhe ata te Agueros dhe Silves i siguruan qytetareve nje rezultat historik ne Teatrin e Eumlndrrave. Siti kishte 37 vite qe nuk fitonte ne shtepine e Junajtidit. Ata kishin fituar per te fundit here ne vitin 1974 kur i munden me rezultatin minimal 1-0.

Xho Hart Me kercenuan

Portieri i Mancester Sitit dhe i kombetares angleze Xho Hart pohoi pak ore pas derbit se ka marre kercenime me vdekje nga tifozet e Junajtidit gjate ndeshjes ne Old Trafford. Pak minuta pasi la fushen gardiani i portes se Sitit u degjua ti thoshte shokut te skuadres Xhejm Milner ne mikrofonat e Sky-it Me kane kercenuar me vdekje gjate gjithe pjeses se dyte. Numri 1 i kishte tifozet e djajve pas shpine ne 45 minutat e dyta te derbit. Vec rastit te golit ai nuk eshte se eshte shqetesuar shume nga sulmet e skuadres se Fergusonit. Gjithsesi i pyetur me vone direkt nga mikrofonat e televizionit 24-vjecari tha se nuk ishte e vertete qe kishte marre kercenime por thjesht kishte bere humor me shokun e skuadres. Policia e Mancesterit ishte angazhuar maksimalisht per te shmangur cdo incident si brenda fushe ashtu edhe jashte stadiumit. Ne nje deklarate per shtyp pas ndeshjes ata falenderuan tifozet e te dyja skuadrave qe nuk shkaktuan asnje incident mes tyre duke siguruar mbarevajtjen e ndeshjes.

Venger Tani Fergusoni e kupton si jam ndjere une

Arsen Venger e di shume mire se si eshte ndjere Aleks Fergusoni pas humbjes 6-1 me Sitin sepse te njejtat emocione i ka ndjere edhe vete kur djajte i poshteruan 8-2 pak jave me pare. Nuk kane kaluar as dy muaj qe kur Arsenali humbi me rezultatin e thelle 8-1 ne Old Trafford dhe trajneri francez pranoi se pas ketij rezultati nuk e parashikonte kurre qe Junajtidi te humbte me te tilla shifra. Eumlshte nje rezultat surprize por edhe Franca per pak sa nuk e mundi Zelanden e Re ne nje ndeshje regbije dhe kjo ishte gjithashtu nje surprize. Eumlshte e njejta situate kur lsquodjajte na munden 8-2. Rezultate te tilla nuk kane ndonje domethenie te vecante por thjesht ndodhin gjate dinamikes se nje ndeshjeje. Kur je ne nje pozite qe te duhet te sulmosh edhe pse je me 10 lojtare ndaj nje skuadre te mire atehere je i predispozuar te humbasesh thelle. E kuptoj deshperimin e Fergusonit. Ne nje ndeshje te tille nuk humbet 3 piket por rezultati te mbetet i fiksuar ne koke per shume gjate.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›