E Shtunë, 31 Tetor 2026

Higuain: Fitorja kundër Dortmundit, shumë e rëndësishme

Sulmuesi i Napolit, Gonzalo Higuain, ka theksuar se fitorja kundër Borusisë së Dortmundit (2:1) në ndeshjen e parë të fazës së grupeve, është shumë e rëndësishme për skuadrën e tij.

“Kjo është një fitore shumë e rëndësishme kundër një skuadre që ishte finaliste në edicionin e kaluar dhe që aktualisht është në krye të Bundesligës. Për këtë arsye ky është një rezultat i madh për ne”.

Argjentinasi nuk di ta dallojë rëndësinë e golit në Serinë A ose në Champions.“Golat janë të rëndësishëm si në Serie A, si në Ligën e Kampionëve, prandaj unë nuk mund t’i dalloj. Gjëja më e rëndësishme ishte të fitojmë, dhe me golin e Lorenzo Insignes ne ishim në gjendje për të kontrolluar situatën më mirë”.

Ish-sulmuesi i Real Madridit, në fund pohoi se është më lehtë të kesh sukses në futbollin spanjoll se sa në Itali.indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›