E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ronaldo “braktis” stërvitjen dhe miqësoren

Cristiano Ronaldo vazhdon të jetë në titujt kryesorë ndërsa Portugalia përgatitet për Kupën e Botës në Katar. Kështu, ndërsa ish-lojtari i Interit, Joao Mario, mohon, me deklaratat e raportuara nga ‘L’Equipe’, se ka probleme mes CR7 dhe shokut të tij të klubit Bruno Fernandes pas fjalëve të thëna nga fituesi i shumëfishtë i Topit të Artë për Manchester United, Federata Luzitaniane e Futbollit bëri të ditur se ish-lojtari i Juventusit nuk do të marrë pjesë në stërvitje. Ronaldo në fakt është duke u përballur, thotë një zëdhënës, “me një sëmundje të një natyre gastrike”.

Trajneri Fernando Santos nga ana e tij bën të ditur se CR7 do të mungojë edhe në miqësoren kundër Nigerisë në stadiumin Alvalade, përkatësisht atë të Sporting Lisbonës. Santos i kushtoi edhe një batutë intervistës së Ronaldos, në të cilën CR7 foli për problemet e tij me Manchester United.

“Është një intervistë shumë personale – tha trajneri – nuk foli vetëm futbollisti, por edhe njeriu. Për këtë duhet marrë në konsideratë me tolerancë. Gjithsesi, e gjithë kjo nuk ka lidhje me kombëtaren dhe Botërorin”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›