Scaloni falënderon Mourinhon: E menaxhoi mirë Dybalan

Paulo Dybala në Kupën e Botës në Katar, dhe Argjentina gëzohet. Joya i përket të gjithëve: nga Roma, e cila e ngriti në këmbë lojtarin e saj më të mirë edhe para pushimit, duke e dërguar në fushë kundër Torinos; dhe Scaloni, i cili mund ta llogarisë në 21-she për misionin e Katarit 2022. Kur Paulo u dëmtua kundër Leçes, duke goditur penalltinë, në Argjentinë u trembën, duke shpresuar për një rikuperim në kohë për Botërorin. Dhe kështu shkoi, falë mbi të gjitha Romës.
Në konferencë, Scaloni nënvizoi aftësinë për të menaxhuar situatën me Dybala nga Roma dhe Mourinho: “Nuk ka pasur aq shumë biseda sa thonë. Njëra ishte kur ndodhi dëmtimi, fola me të dhe i thashë atë që mendoja. Pastaj evolucioni ishte i favorshëm dhe ne ishim të qetë. E vërteta është se klubi i tij e trajtoi shumë mirë, trajneri e trajtoi me kujdes dhe kur ia dolën ta përshpejtonin procesin, ai doli në fushë dhe për ne është një gëzim sepse ai është një djalë që ne e vlerësojmë, që meriton mundësinë. Jemi të lumtur që e kemi”.