E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldo do ta lërë Realin

Cristiano Ronaldo do ta lërë Real Madridin në fund të sezonit. Lajmi bombë ka arritur nga Portugalia. E përditshmja sportive ‘A Bola’ shkruan se në qershor ylli portugez do të ikën nga Madridi, edhe pse ka kontratë deri më 2015. Pas përplasjeve me trajnerin Jose Mourinho apo pjesën tjetër të skuadrës, siç njoftonin kohë pas kohe disa media spanjolle, ish-futbollisti i Manchester Unitedit është lodhur me klubin madrilen.

Ai është zhgënjyer me klubin, i cili nuk ka marrë ndonjë qëndrim pas bërrylit që ia ‘dhuroi Navarro gjatë ndeshjes me Levanten dhe nuk ka reaguar fare kur liga profesioniste spanjolle nuk ia dha CR7 as çmimin e lojtarit më të mirë të sezonit të kaluar, e as atë të shënuesit më të mirë, përkundër faktit se kishte realizuar 46 gola.

Të dy trofetë kishin shkuar për Messin. Edhe vetë përfaqësuesi portugez, në fund të muajit shtator, pas sfidës ndaj Getafes kishte thënë se nuk është i lumtur në Madrid. Ronaldo kushton së paku 80 milionë euro, me Manchester Cityn e Paris Saint-Germainin, të gatshme të ‘godasin’.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›