Ronaldo e Mourinho, drejt PSG-së

E ardhmja e Cristiano Ronaldos dhe Jose Mourinhos mund të jetë e lidhur me Paris Saint Germainin.
Ylli portugez kërkon 18 milionë euro në vit për ta vazhduar kontratën, por Real Madridi nuk është i gatshëm t’ia plotësojë këtë kusht, duke shkuar deri në 14 milionë.
Dhe, përkrah tij rrugën drejt Parisit mund ta marrë edhe trajneri Jose Mourinho, i cili mund ta drejtojë gjigantin francez nga sezoni i ardhshëm, shkruajnë mediat spanjolle.
Për ta zëvendësuar yllin portugez, ‘Los Blancos’ po mendojnë ta transferojnë sulmuesin e rrezikshëm të Atletico Madridit, Falcao.