E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA furnizon Jordaninë me sisteme të mbrojtjes

Shtetet e Bashkuara ranë dakord të furnizojnë Jordaninë me një sistem të ri të mbrojtjes ajrore.

Bëhet fjalë për sistemin Omnyx-tm i kompanisë së prodhimit të armëve dhe sistemeve luftarake, Lockheed Martin, që do t’i kushtojë Jordanisë diku rreth 26 milionë dollarë.

Zëdhënësi i qeverisë së Amanit nuk pranoi të komentojë në lidhje me lajmin, megjithatë prej kohësh përflitej për përforcimin e mbrojtjes ajrore jordaneze dhe procedurat u përshpejtuan nisur edhe nga konflikti në Siri.

Jordania është ndër vendet e Lindjes së Mesme që ruan një bashkëpunim të mirë me Shtetet e Bashkuara. Disa herë zyrtarët jordanezë kanë dalë haptazi kundër presidentit sirian, Bashar al-Assad, duke i kërkuar publikisht largimin nga pushteti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›