E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ballotelli nuk e ka idenë se çfarë po humb

Mario Balotelli është një kapitull të cilin Raffaella Fico nuk e ka mbyllur ende. “Më ka bërë dhuratën më të bukur në botë”, shprehet showgirli, duke folur për revistën “Chi” nga ku tregon vogëlushen Pia, vogëlushja e ardhur në jetë në muajin dhjetor si fryt i lidhjes mes saj dhe SuperMarios, duke i thënë se as që e ka idenë se çfarë po humb.

I thirrur në një test ADN-je për të provuar atësinë ndaj së bijës, ai nuk u paraqit duke treguar neglizhencë maksimale.
“Dashuria me Marion nuk ekziston më. Por është babai i vajzës sime dhe dua që ajo ta njohë. Pia ka gjithë të drejtat”, shprehet Raffaella.

Vogëlushja aktualisht 6 muajshe, sa më shumë rritet aq më shumë i ngjan futbollistit të Milanit, edhe pse ai duket se nuk ka aspak ndërmend që ti japë atësinë.

“I kam propozuar Marios, që ti nënshtrohemi të gjithë, unë, ai dhe e vogla testit të ADN-së. E thirra në një takim në spital, për këtë punë por ai nuk u paraqit”, tha ndër të tjera Fico, noa.al.

Lidhur me ndjenjat për të ajo thotë se i do të mirën, por se nuk ndien më asnjë lloj interesi për të dhe as për historitë e tij, duke thënë se nuk mban mëri, pasi në fund të fundit i ka bërë dhuratën më të bukur në botë, vajzën.

Raffaella Fico sqaron se arsyeja pse kërkon të bëjë testin e ADN-së është thjesht çështje morale, pasi Pia ka gjithë të drejtat e botës për të pasur përkushtimin e një babai, duke e quajtur një fëmijë të mrekullueshme./Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›