Ronaldo flet për nominimin e tij

Cristiano Ronaldo ka folur për nominimin e tij në garën për Topin e Artë. Ylli i Real Madridit tha se ndihet i nderuar për këtë nominim, por se kjo është meritë edhe e bashkëlojtarëve të tij.
” Është një nder dhe krenari që unë jam përsëri në rrethin e ngushtë. Ky është një çmim shumë i rëndësishëm i cili vije në saje të punës nga unë dhe kolegët e mi. Dua të përshëndes Mourinhon për nominimin e tij dhe shpresoj ta fitoj ai si trajneri më i mirë” deklaroi Ronaldo./Indeksonline.