Serbia nuk e shkëput plotësisht bashkëpunimin me Hagën

Serbia nuk do të shkëpusë plotësisht bashkëpunimin me Tribunalin e Hagës, por do të bashkëpunojë deri në atë masë, e cila është në interes të shtetasve serbë të akuzuar nga Haga, ka thënë sot ministri serb i Drejtësisë, Nikola Selakoviq.
Duke e komentuar vendimin e Tribunalit për lirimin e ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe dy bashkëluftëtarëve të tij në kohën sa Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte aktive, Lah Brahimaj dhe Idriz Balaj, Selakoviq ka thënë se vendimi nuk sjellë “klimë të mirë mes shqiptarëve dhe serbëve”, transmeton rel.
“Nuk mund të themi se Haradinaj me bashkëpunëtoret e tij janë absolutisht të pafajshëm, ndërsa Nebojsha Pavkoviq,Vladimir Lazareviq, Nikola Shainoviq dhe Dragoljub Ojdaniq, janë dënuar me nga 22, përkatësisht 15 vjet burgim“, ka thënë Selakoviq./Indeksonline/