E Shtunë, 31 Tetor 2026

Man Utd ka frikë nga City

Mbrojtësi i Manchester Cityt Micah Richards beson se Manchester United ka frikë nga ekipi i Roberto Mancinit para përballjes së tyre në Old Trafford të dielën.

City ka dy pikë më tepër se United në krye të tabelës në Premierligë. Richards, i cili deri më tani ka zhvilluar 10 derbi të qytetit, insiston se City është i vendosur të hesht Unitedin dhe të vazhdojmë me suksese pas triumfit në FA Cup sezonin e kaluar.

“United tani e di, edhe pse nuk do ta thonë, ne jemi kërcënim për ta” tha Richards për Manchester Evening News. “Ne kurrë nuk themi se do të fitojmë këtë ndeshje ose atë tjetrën por ata na quajnë fqinj të zhurmshëm. Mendoj se kanë pak sa frikë nga ne” shtoi 23 vjeçari.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›