E Diel, 1 Nëntor 2026

Ronaldo marrëveshje sekrete me presidentin e Monacos Rybolovlov

E ardhmja e Kristiano Ronaldos vazhdon të jetë një mjegull e dendur pasi nga dita në ditë dalin të reja të tjera rreth largimit të portugezit nga Real Madrid. Derisa Perez ta bindë yllin Luzitan për rinovimin e kontratës së re lajme të tilla për të ardhmen e Ronaldos do të vazhdojnë të qarkullojnë çdo ditë nga mediat ndërkombëtare.

Pas interesimit të djeshëm të skuadrës së Manchester Sitit për galaktikun, së fundmi revista franceze “Le10Sport” ka nxitur spekulimet për një kalim të mundshëm të Cristiano Ronaldo në Monako.

Sipas revistës pronari miliarder i Monakos Dmitry Rybolovlev është takuar javën e kaluar me yllin portugez në Monako, ndërsa në takim i pranishëm ishte edhe agjenti i Cristianos, Horge Mendes.

Sipas “Le10Sport”, Rybolovlev kërkoi nga Ronaldo që të shikoi kontratën e tij aktuale me Real Madrid  pastaj të shohë mundësitë e kalimit në Francë para sezonit 2014/2015, nëse ekipi francez arrin të siguroi të luajë në Ligën e Kampionëve.

Rybolovlev thuhet se i ka ofruar Ronaldos “pagë Stratosferike” që mund të kapë shifrën e 25 milion eurove në sezon së bashku me Bonuest.  Vetë lojtari i shprehur për këtë revistë nuk e ka mohuar një kalim të tij në radhët e klubit të Principatës.

“Nuk mund të them se nuk do të jem kurrë te Monako pasi kjo skuadër dhe presidenti i saj kanë një një projekt gjigant. Sot jam i lumtur në Real Madrid. E ardhmja ime është atje dhe unë jam në Monako për pushime”, ka thënë 28 vjeçari duke dashur të largojë disi zërat për një marrveshje të mundshme mes tij dhe klubit të Monakos i cili këtë vit vazhdon të mahnisë të gjithë me goditjet në merkato.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›