E Diel, 1 Nëntor 2026

Futbolli ben blerje te bujshme pavaresisht krizes

Pavarësisht krizës ekonomike dhe financiare, futbolli nuk po njeh shumë kufij, madje as ligjet e UEFA-s për Lojën e Ndershme financiare nuk po pengojnë shpenzimet prej dhjetëra milionë eurosh për çdo futbollist.
Radamel Falkao, i prezantuar së fundmi si lojtar i Monakos, i kushtoi klubit francez 60 milionë euro.
Nejmar u mor nga Barcelona për 57 milionë euro.
Edinson Kavani që pritet me orë të shkojë tek Paris SG duhet të kushtojë 64 milionë euro.
Garet Bejl, nëse largohet nga Totenhemi do të kushtojë tepër shtrenjtë, flitet deri në 100 milionë euro apo më shumë.
Po ashtu, janë në lojë disa lojtarë të tjerë tepër të shtrenjtë si Luis Suarez, Tiago Silva të cilët duhet të kushtojnë mbi 40 milionë euro.
Pa harruar të tillë si Jovetiç, David Luiz apo Laveci që mund të transferohen këtë verë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›