Ronaldo pas humbjes se "Champions", nuk e di destinacionin
Pasi humbi finalen e Liges se Kampioneve me Barcelonen ne Rome, trajneri i Mancester Junajtid u rikthye ne shtepi i pasigurt per te ardhmen e dy sulmuesve kryesore te ekipit, Karlos Tevezit dhe Kristiano Ronaldos. Ferguson dhe drejtori i klubit te Junajtid, Devid Gil kane muaj qe merren me ceshtjen e Tevezit, per ta bindur ate qe te qendroje, duke i afruar edhe me shume para. Ronaldo nderkohe, eshte shprehur se deshiron qe te qendroje ne "Old Tratford", por dyshimet jane rikthyer serish, pas deklarates se tij ne perfundim te finales se "Champions", qe e humbi 2-0 me Barcelonen, se "nuk e di" se cfare do te behet per te ardhmen e tij. Ferguson, i merzitur nga performanca e lojtareve ne "Olimpico" nuk eshte pyetur ne lidhje me te ardhmen e lojtareve, pas ndeshjes. Trajneri pranoi se Barcelona ishte me e forte ne finale dhe e meritoi suksesin. "Ne beme perpjekjet tona, ishte nje sezon i gjate, prej 66 ndeshjesh dhe lojtaret e paten te veshtire te luanin, per te nxjerre nje ndeshje te mire. Duhet ta pranojme se u mundem nga nje skuader me e mire" - theksoi Aleks Ferguson. "Tani ne duhet te rikthehemi edhe me te forte, per sezonin tjeter. Kjo eshte ajo qe duhet te bej klubi. Largimi i Tevez, apo i Ronaldos, eshte ceshtje tjeter." Drejtori i Pergjithshem theksoi se per yllin argjentinas, jane paguar deri ne 10 milione sterlina, qe ai te jete pjese e skuadres se tyre, por poseduesit e kartonit te lojtarit, nuk kane rene dakort, per shkak se ai duhet te kete nje oferte me te majme. Tevez eshte nje prej lojtareve me te admiruar nga tifozet e Mancester Junajtid. Pavaresisht faktit se Ferguson ka shenuar nje sukses qe i kalon 25 trofete kryesore brenda nje sezoni, disa tifoze nuk pajtohet me faktin se trajneri duhet te lere sulmuesin argjentinas, qe te largohet ne nje klub tjeter. Ylli portugez, i cili gjate vitit te kaluar per pak sa nuk kaloi tek reali i Madridit, ka disa muaj qe perserit se do te qendroje ne "Old Tratford", fjale qe duhet ta thote serish, qe ta degjojne edhe nje here tifozet.