E Shtunë, 31 Tetor 2026

Riedi i bindur: Salihi nuk do te ndryshoje ambient

Riedi i Hamdi Salihit do te luaje kete te diele ndeshjen e fundit, vendimtare per te prere nje bilete ne Kupat e Evropes. Menaxheri i Riedit, Stefan Raiter, me keqardhje tha se largimi i Hamdi Salihit eshte teme thashethemesh dhe se klubi nuk ka ndermend te ndryshoje ambientin e lojtarit qe ka shenuar 13 gola, ne 27 ndeshje. Gjate javes se fundit mbetet per t'u percaktuar vetem skuadra qe do te fitoje nje vend ne Kupen e Evropes dhe Riedi, fale golave te Salihit, eshte nje nga dy ekipet e interesuara per te permbushur kete objektiv.. Midis thashethemeve, Salihi do te kaloje te Graci, sezonin tjeter. "Spekulimet per largimin e Salihit kane perfshire shpesh ekipin tone, sa here qe vjen koha e merkatos. Ju siguroj une per kete, mos u beni merak", - u eshte pergjigju gazetareve, per cdo mundesi transferimi. Kontrata e Salihi skadon ne vitin 2010 dhe klubi deshiron qe ta mbaje. "Ne e dime se cfare duhet te bejme me Hamdiun. Nuk deshirojme qe ta shesim. Ai eshte gjithashtu nje djalosh qe mendon njelloj si ne dhe duam madje qe ai te qendrojne ketu me gjate se cfare deshiron."


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›