E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaci: Shkupi te mos ndikohet nga Beogradi

PRISHTINE - Vendimi i presidenti Fatmir Sejdiu qe te anuloje viziten ne Maqedoni, eshte vleresuar si vendimi me i drejte i mundshem nga ana e kryeministrit Hashim Thaci. Presidenti anuloi viziten e parapare te behej dje, meqenese pala maqedonase ndryshoi karakterin e vizites zyrtare nje dite para se ajo te ndodhte. Kryeministri Hashim Thaci ka thene se Shkupi duhet te largohet nga ndikimi i Beogradit. "Ky eshte vendimi me i drejte i mundshem i presidentit te Republikes se Kosoves, Fatmir Sejdiu. Eshte vendim i institucioneve te Kosoves dhe si i tille e ka perkrahjen time te plote dhe te vullnetit te qytetareve te Kosoves. Definitivisht, Shkupi zyrtar duhet te largohet nga ndikimi i politikes se mbrapshte te Beogradit ne raport me Kosoven", tha Thaci.

Nga Presidenca nuk jane dhene sqarime tjera pas ketij vendimi, por ne komunikaten per media qe bere e ditur se pavaresisht ketij vendimi, presidenti si dhe institucionet tjera mbeten te perkushtuara per marredhenie te mira me te gjitha vendet, e vecmas me fqinjet, duke u dhene ketyre marredhenieve peshen dhe vleren serioze qe e meritojne.

Ne te njejten fryme eshte deklaruar dhe kryeministri Thaci. "Ne po investojme qe te kemi raporte shume te mira si dy shtete te pavarura, sovrane, demokratike dhe me perspektive te sigurt euroatlantike, edhe per Kosoven, edhe per Maqedonine. Por, Kosova e ka dinjitetin e vet, e ka krenarine e vet, eshte shtet i pavarur qe i merr vendimet e veta. Ne do te vazhdojme te punojme qe te kemi bashkepunim te mire me Maqedonine, sic e kemi pasur deri me tash", ka deklaruar kryeministri Thaci.

Por anulimi i vizites ne Maqedoni eshte pritur mire nga perfaqesues te partive politike dhe nga analistet ne Kosove. Profesori i marredhenieve nderkombetare, Ibrahim Gashi, njeheresh nenkryetar i partise opozitare Aleanca Kosova e Re, thote se presidenti ka vepruar drejt. "Nese vertet arsyeja ka qene tendenca e autoriteteve maqedonase qe te mos i japin trajtimin e duhur kesaj vizite, pra me nje gjuhe me diplomatike nuk eshte respektuar parimi i reciprocitetit ne marredheniet bilaterale, qe eshte parakusht esencial per komunikim mes dy shteteve - nese kjo ka qene arsyeja, mendoj se presidenti ka vepruar mire", u shpreh Gashi.

Ne anen tjeter, analistet politike thone se pas vendimit te presidentit, raportet mes dy shteteve duken te ftohura. Analisti Ramush Tahiri mendon se vendimi i Sejdiut ka qene i duhur. "Ne kete ceshtje edhe ftesa per presidentin Sejdiu nuk ishte e karakterit te ndermjet dy shteteve qe zhvillojne marredhenie normale dhe, per mendimin tim, presidenti Sejdiu beri mire qe nuk shkoi atje, sepse si e tille nuk ishte zyrtare. Presidenti duhet te mbaje nje qendrim, per shkak te mandatit qe ka ndaj te gjitha shteteve", tha Tahiri.

Analisti nga Instituti KIPRED, Ilir Deda, vlereson se me ndryshimin e karakterit te vizites zyrtare, Maqedonia ka treguar se nuk e trajton Kosoven si duhet trajtuar nje shtet. "Maqedonia po duket se e trajton Kosoven si nje fqinj qe e ka pranuar me zor. Tradicionalisht dihet se Maqedonia eshte shume me e afert me Serbine, por, ne te njejten kohe, ne duhet te pershpejtojme vendosjen e marredhenieve diplomatike", tha Deda, per te shtuar se qasja e Maqedonise ndaj Kosoves ka qene jokorrekte. "Nuk eshte praktike diplomatike qe agjenda e vizites te ndryshohet ne menyre unilaterale nje dite para se kjo vizite te ndodhe", tha Deda.

Raportet mes Kosoves dhe Maqedonise, sipas analisteve, kane nisur te ftohen qe kur Shkupi nuk e ftoi presidentin Sejdiu ne inaugurimin e homologut te tij, Gjorgje Ivanov. Shkas qe thene se ishte pjesemarrja e presidentit serb, Boris Tadic. Pas kesaj, presidenti Sejdiu u ftua te jete burreshtetasi i pare qe takon Ivanovin qe nga inaugurimi i tij. Por, Shkupi ndryshoi karakterin e vizites ne moment te fundit, gje qe shkaktoi anulimin e saj nga ana e Prishtines.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›