Ronaldo planifikon të largohet

Sulmuesi brazilian Ronaldo thotë se ai mendon të largohet pasi trupi i tij kërkon që ai të ndalojë së luajturi futboll.
"Trupi im kërkon të ndërpresë të luajturin futboll. Po bëhem gjithnjë e më i moshuar, trupi im më kërkon të dal në pension", ka thënë Ronaldo për O Globo.
Ish-lojtari i Barcelonës, Interit, Real Madridit dhe Milanit, edhe para se të kthehet në Brazil tha se ai dalëngadalë mendon për largim. Shumica parashikuan se karriera e tij do të përfundonte kur në fillim të vitit 2008 ai pësoi një dëmtim të rëndë, që e la atë jashtë fushe për nëntë muaj.
Por Ronaldo nuk u dorëzua dhe në fund po të njëjtit vit nënshkroi për Corrinthians. Në shkurt të këtij viti ai vazhdoi marrëveshjen me të njëjtin klub që do ta mbajë atë deri në fund të vitit të ardhshëm (2011).