Ronaldo prapë i ikë Messit!

Cristiano Ronaldo i është shmangur edhe një ballafaqimi direkt me Lionel Messin. Ylli i Real Madridit nuk do të jetë në ceremoninë e sotme ku do të shpallet "Lojtari më i mirë i vitit nga UEFA".
Messi dhe Neymar e kanë konfirmuar prezencën e tyre në këtë ceremoni.
Ronaldo thuhet se do të luaj sot me Realin në një miqësore me La Corunjën, sa për të arsyetuar mungesën e tij. /Indeksonline/