E Shtunë, 31 Tetor 2026

Monaco, për Kondogbian klauzolë pro-Real Madrid

Geoffrey Kondogbia është blerja më e fundit e magnatit Rybolovlev te Monaco për shifrën e 20 mln Eurove, me mesfushorin që shkon të plotësojë një repart që Claudio Ranieri kërkonte ta përforconte së tepërmi, mirëpo aventura e tij mund të zgjasë vetëm një vit.

Siç zbulojnë mediat spanjolle, në kontratën e lojtarit të ri francez ekziston një klauzolë që favorizon Real Madridin, të cilët sezonin e ardhshëm kanë të drejtë të blejnë mesfushorin për 30 mln Euro.

Ky nuk është rasti i parë sepse edhe për Radamel Falcaon gjithmonë sipas raportimeve nga media e shkruar, ekziston një klauzolë që sulmuesi të kalojë te Reali jo verën e ardhshme por që në merkaton e Janarit dhe gjithçka është bërë që kolumbiani të mos kalonte menjëherë nga Atl. Madrid te rivalët e Real Madrid./indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›